Skena aspak të hijshme janë parë së fundmi në Big Brother VIP Kosova 4, duke hapur debat të gjerë mbi kufijtë e etikës në një format që transmetohet për publikun e gjerë.
Bia Khalifa, e njohur për profesionin e saj si modele në platformën OnlyFans, është shfaqur në skena tejet provokuese me dy prej banorëve të shtëpisë.
Skena e parë është zhvilluar me Edi Kuçin, ndërsa e dyta me Ardit Stafën, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale dhe opinion publik.
Këto pamje, që për shumëkënd kalojnë kufirin e argëtimit televiziv, ngrenë pikëpyetje serioze mbi drejtimin që po merr ky format: a po shndërrohet Big Brother në një spektakël +18 për hir të klikimeve dhe shikueshmërisë?
Në një shoqëri ende konservatore si Kosova, ku televizioni ndiqet nga të gjitha grupmoshat, lind pyetja e madhe:A është Kosova gati për këto skena, apo televizioni po ecën më shpejt se vetë publiku?






