Banorët e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother Vip Kosova 4 kanë dhënë dy emra për t’i nominuar dhe dy arsye pse kanë zgjedhur këta emra.
Nga nominimet që kanë bërë banorët, përveç Toneyt dhe Kushtrimit që kanë dalur si më pak të preferuarit e publikut, në nominim kanë shkuar edhe Alba, Labinot Rexha dhe Labinot Haxhiu.
Shumë nga banorët e nominuan Labinot Haxhiun për shkak se thanë që duan ta shohin më të inkuadruar, sepse sipas tyre, ai ende nuk po bën lojë.
Ndërkaq, për Albën thanë që nuk është reale në lojën që bën, e disa prej tyre u shprehën se thjesht nuk e durojnë.
Elijona, si banorja më e preferuar e publikut, falënderoi secilin që e ka votuar, ndërkaq nominoi Labin pëe të cilin tha se do të duhej që ai ta linte vet shtëpinë dhe Benitën, sepse u shpreh se i duket se ka shumë inat.






