spot_img
Tuesday, December 16, 2025
spot_img

Çitaku akuzon Kurtin për sjellje totalitare dhe përçarje të shoqërisë

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së thotë se Lëvizja Vetëvendosje i ndan qytetarët në “ne” dhe “ata”, duke i etiketuar kundërshtarët si armiq të Kosovës.

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, për ndarjet që, sipas saj, po i bëhen partive opozitare dhe votuesve të tyre.

Çitaku deklaroi se Kurti ka shfaqur sjellje totalitare, duke e ndarë shoqërinë në “ne” dhe “ata”. Sipas saj, kjo qasje përjashton dhe stigmatizon këdo që nuk pajtohet me pushtetin aktual.

“Sjellja është totalitare, sepse në momentin kur synon ta ndash shoqërinë në ‘ne’ dhe ‘ata’, kushdo që nuk është me ne shpallet kundër Kosovës, kundër idealeve tona dhe kundër historisë”, tha Çitaku.

E pyetur nga moderatori Fidan Jupolli nëse Kurti është shprehur drejtpërdrejt në këtë mënyrë, Çitaku u përgjigj se deklarata të tilla janë bërë disa herë, si nga ai ashtu edhe nga zyrtarë të tjerë të Vetëvendosjes.

“Kur ti më thua mua se jam me Serbinë, çka nënkupton kjo? E ka thënë një herë, e ka thënë disa herë. Dhe jo vetëm ai, por edhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë thënë në mënyrë të organizuar dhe të sinkronizuar”, deklaroi Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit