Mes viktimave është edhe një fëmijë; ende e paqartë nëse bilanci përfshin ndonjë nga sulmuesit.
Numri i të vdekurve pas të shtënave në Bondi Beach është rritur në 16, përfshirë edhe një fëmijë. Lajmi është konfirmuar për ABC News nga ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park.
Sipas autoriteteve, aktualisht nuk është e qartë nëse bilanci i përditësuar i viktimave përfshin ndonjërin nga autorët e sulmit. Policia kishte deklaruar më herët se njëri nga autorët e dyshuar ishte vrarë, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje kritike.
Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të reja lidhur me motivet e sulmit.






