spot_img
Thursday, December 11, 2025
spot_img

I quajti opozitën “hajvana” – Kurti i bie “pishman”: Nuk i kam quajtur të gjithë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka mohuar se në një kohë, opozitës iu referua me shprehjen “hajvana”.

Këto deklarime ai i bëri në një intervistë në emisionin “Politiko” ditën e sotme.

Ai e mohoi një gjë të tillë, por jo plotësisht.

Këtë edhe e “argumentoi”.

Sipas tij, kështu i ka quajtur vetëm një pjesë të opozitës për shkak të “premtimeve lajthitëse”.

“I kam quajtur kështu për shkak të premtimeve lajthitëse. Ata thoni se buxhetin do ta rrisnin më shumë se brutoprodukti vendor, pagën minimale më të madhe se paga mesatare në Kosovë, pensionet 70% e pagën mesatare 50%”, tha ai në një pjesë të deklarimit.

Kurti tha se këtë e ka thënë në mënyrë të diferencuar.

“Ma gjeni një fjalë tjetër herën e ardhshme ta përdorë atë”, përfundoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit