spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Von der Leyen e ndërpret Vuçiqin teksa ai i flet për ‘mesazhin nga Moska’

Shkëmbimi i papritur mes Vuçiqit dhe Ursula von der Leyen është bërë hit në rrjetet sociale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë në Bruksel, gjatë mbërritjes në takimin në Komisionin Evropian, i tha presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se “sapo ka marrë një mesazh nga Moska”.

Von der Leyen iu përgjigj: “Në rregull, le të presim derisa të….”, dhe i drejtohet kamerave.

Biseda u regjistrua para kamerave dhe shpejt tërhoqi vëmendjen e gazetarëve evropianë, duke pasur parasysh momentin e ndjeshëm në marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisë, si edhe kritikat e shpeshta ndaj Brukselit për mos­përputhjen e Serbisë me politikën e përbashkët të jashtme të BE-së.

Për momentin nuk dihet se me çfarë saktësisht ka të bëjë mesazhi nga Moska për Vuçiqin, dhe asnjëra palë nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë ngjarje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit