Ka vazhduar sot gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshmitari i 85-të në këtë gjykim, sipas Prokurorisë, ka qenë anëtar i UÇK-së në zonën e Pashtrikut.
Njoftimi:
Dëshmitari ri i ZPS-së në çështjen Thaçi dhe të tjerët është dëshmitari i mbrojtur W04737, dëshmia e të cilit ka nisur këtë mëngjes. Sipas ZPS-së, ky dëshmitar është ish-anëtar i UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Ju njoftojmë se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të mbahet kryesisht në seancë të mbyllur për publikun.










