spot_img
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Krasniqi reagon ndaj Gervalla-Schwarz: Rugovizmi është vizion guximtar, ndërsa ajo fshihet pas LVV-së


Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 36, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj deklarimeve të ministres në detyrë të Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila njëkohësisht është edhe kandidate për deputete në listën e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Krasniqi ka thënë se publikimi i listës së LDK-së, e cila këtë herë është pasuruar edhe me emrin e Ukë Rugovës, djalit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, “e ka pezmatuar kryediplomaten e dështuar”, siç e quan ajo.

Sipas saj, reagimet e Gërvalla-Schwarz janë shenjë frike dhe dëshpërimi para zgjedhjeve.
“Lista e LDK-së ka fuqi dhe peshë politike. Këtë e dinë mirë kundërshtarët tanë, prandaj edhe reagojnë në mënyrë të tillë,” ka shkruar Krasniqi.

Ajo shton se Rugovizmi mbetet vizion politik i guximshëm dhe i dëshmuar, ndërsa, sipas saj, Gërvalla-Schwarz “nuk ka guxim të garojë e vetme, por fshihet pas LVV-së”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit