spot_img
Friday, December 12, 2025
spot_img

Po vjen varianti ‘K’, gripi më infektues! Ekspertët tregojnë a ka vend për panik

Sezoni gripal ka nisur më herët se zakonisht këtë vit. Kjo lidhet me përhapjen e shpejtë të një lloj të ri të virusit të gripit AH3N2 që teknikisht është identifikuar si “nëntipi K”.

Ekspertët bëjnë me dije se virusi i gripit AH3N2 ka pësuar mutacion dhe transmetueshmëria e tij është më e lartë.

Varianti K i këtij virusi ka rritur numrin e të shtruarve në spitale.

Në Shqipëri nuk ka vend për panik, thonë ekspertët, pasi ky virus ka qarkulluar në vendin tonë edhe më parë, dhe edhe pse ka një ndryshim, mbetet brenda të njëjtës familje.

Viruset e gripit gjithmonë pësojnë ndryshime dhe për variantin e ri K nuk duhet të ketë panik, edhe pse nuk është në përbërjen e vaksinës për vitin 2025–2026.

Vaksina na mbron gjithsesi duke rritur imunitetin.

Në vende të ndryshme, varianti K i AH3N2 ka rritur numrin e të shtruarve në spitale dhe të atyre që rendin për t’u vaksinuar.

Në deklaratën e fundit për shtyp, Organizata Europiane Shëndetësore paralajmëroi një rritje të menjëhershme të qarkullimit të gripit në kontinentin europian. Infektimet e deritanishme thyejnë nivelet e vërejtura gjatë sezoneve të mëparshme.

“Po shohim që rastet e konfirmuara me grip po rriten shumë më herët se zakonisht këtë vit, dhe kjo do të thotë se koha është kritike”, tha Edoardo Colzani, Drejtor i Seksionit të Viruseve Respiratore në ECDC.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit