spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Sot kandidat për deputet, Andin Hoti në vitin 2019: VV-ja mu veç frikë më ndjell, molotov e dhunë

Andin Hoti sot po garon me listën e Vetëvendosjes për deputet.

Vetëm 6 vjet më parë, Hoti nuk linte gjë pa thënë për partinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Shprehej se VV-ja i ndjell veç frikë.

“VV-në qytetarët e kanë parë në Prishtinë e Prizren. Çka ka në VV për mu si qytetar i Kosovës, jo si anëtar i PDK, mu VV-ja veç frikë më ndjell. Më ndjell frikë prej sulmeve të molotovit, gazit”, deklaronte Hoti përballë Artan Abrashit, që sot e ka bashkëpartiak.

Ai e akuzonte VV-në se i ka ndryshuar parimet, përderisa PDK-në e quante parti që e ka çliruar Kosovën.

“VV-ja i ka ndryshu parimet. Është partia e njëjtë që e ka çliru Kosovën, e ka fitu pavarësinë, GJND, prej Prizrenit ke ardh për 40 minuta. E keni ndjell frikën te qytetarët”, thoshte Hoti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit