spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

​Aeroplani Prishtinë-Stamboll del nga pista

Një aeroplan i operuar nga kompania AJet, tipit Boeing 737-800, i cili realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, pas aterrimit në Aeroportin “Sabiha Gökçen”, ka dalë nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës, ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Turqi.

Ambasada njofton se të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt dhe se nuk ka persona të lënduar.

“Udhëtarët janë larguar në mënyrë të rregullt nga aeroporti drejt destinacioneve të tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovë në Ankara në Facebook.

Në deklaratën e saj, kompania AJet ka bërë të ditur se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt dhe se gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Në rast nevoje qytetarët e Kosovës mund të kontaktojnë Ambasadën e Kosovës në Ankara, në numrin e telefonit +90 542 711 80 99 ose në email adresën [email protected], Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll, në numrin e telefonit +90 531 105 63 91 ose në emailin zyrtar [email protected].

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit