Boksieri Kristian Prenga shkëlqeu në maçin e tij të fundit në SHBA, duke mbyllur duelin brenda 30 sekondash.
Në ringun e Atlantic City, boksieri shqiptar mposhti pa vështirësi amerikanin Brandon Carmack, i cili hyri në përballje me pritshmëri të larta.
Disa goditje të fuqishme të Prengës ishin të mjaftueshme që kundërshtari të dorëzohej menjëherë.
Fitorja e shpejtë rikonfirmoi mirditorin si një boksier të pamëshirshëm, ndërsa të gjitha 19 triumfet në karrierë i ka arritur me “knock-out”.
Atmosfera në sallën e Bally’s Atlantic City u ndez nga mbështetja e tifozëve shqiptarë, të cilët e pritën suksesin me entuziazëm.
Ky rezultat jo vetëm e forcon rekordin personal të Prengës, por e ngjit edhe më lart si një nga emrat më premtues të boksit shqiptar në skenën ndërkombëtare.
https://www.instagram.com/reel/DR8mOEEDIpR/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==






