Arian Tahiri, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur se do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Tahiri, me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se në listën zgjedhore të PDK’së radhitet me numër 30.
“Të dashur qytetarë, Me kënaqësi ju njoftoj se kam vendosur të jem në listën e PDK-së për Kuvendin e Kosovës, me besim të plotë se Bedri Hamza i duhet vendit tonë. Përveç Mitrovicës, ndjej se kam energji dhe dëshirë të kontribuoj për të gjithë vendin tim. Në listë më gjeni me numër 30! Faleminderit për besimin dhe përkrahjen”, ka deklaruar Tahiri.






