Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se do të renditet i fundit në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka njoftuar se lista e PDK-së me numër 130 kryesohet nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, i cili mban numrin 1 në fletëvotim dhe përfundon me Tahirin.
Tahiri gjatë ditës së djeshme tha se i ka kërkuar Hamzës të mos e përfshijë në 10-shen e parë në listën e PDK’së.
“Besoj se secili prej nesh duhet të reflektojë. Numrat nuk trashëgohen dhe nuk i kemi me tapi, përkundrazi, ne që kemi përvojë duhet t’i ndihmojmë kolegët tanë të rinj që të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm të Kosovës. Prandaj, unë do të jem pjesë e listës, por jo pjesë e dhjetëshes së parë, siç isha në zgjedhjet e fundit”, deklaroi ai.










