Gëzim Rama, nga fshati Kollë i Vushtrrisë, ishte një nga bijtë më të devotshëm të lirisë. Si ushtar i Batalionit të parë të Brigadës 142 në Zonën Operative të Shalës, ai u dallua për përkushtim, disiplinë dhe guxim të palëkundur.
Më 10 prill 1999, në betejën e ashpër të fshatit Strofc, Gëzimi qëndroi në vijën e parë të frontit kundër forcave pushtuese serbe. Aty ai ra heroikisht, duke lënë pas amanetin e shenjtë të lirisë që sot e gëzojmë. Në të njëjtën përballje u plagos edhe komandanti i batalionit, Aziz Bici, duke dëshmuar bashkë me të gjithë luftëtarët guxim e qëndresë të jashtëzakonshme.
Sot e kujtojmë Gëzim Ramën me nderim të përjetshëm. Ai nuk ishte vetëm ushtar, por simbol i sakrificës, i djalërisë së papërkulshme dhe i dashurisë së madhe për Atdheun.






