spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

“Kosova e tërheq vëmendjen e ShBA-ve vetëm përmes sigurisë”

Martin Vulaj, nga Shoqata për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane, ka folur për vëmendjen që së fundmi po i jepet situatës në Kosovë në Senatin e SHBA-së.

Sipas Vulajt, fusha ku Kosova mund të tërheqë deri diku vëmendjen e Shteteve të Bashkuara është kryesisht ajo e sigurisë.

“Është shumë mirë që po kemi seanca të reja rreth çështjes së Kosovës. Megjithatë, edhe pse kjo ka pasur kontekstin e Ballkanit, epiqendra e saj, siç e kemi parë, është zgjidhja e çështjes së Kosovës,” ka thënë Vulaj.

Kemi kalu një fazë të gjatë që është zbehur interesi për Ballkanin në përgjithësi, dhe për Kosovën në veçanti, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ka një rol kyç për krijimin e stabilitetit e rajonit të Evropës Juglindore, dhe se është e rëndësishme”.

“Sfida kryesore është në këtë kohë të ndryshimeve kolosale që po bëhen në riformulimin e rendit botëror, që po e udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me e tërhjekë sadopak vëmendje te çështja jonë, e vetmja mënyrë që mujmë me e ba këtë, është që me e ndërlidhë interesat që i kemi të përbashkëta me ShBA-në dhe vendi kryesor ku përputhen këto interesa janë në sferën e sigurisë”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit