spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK, shumica e veteranëve e mbështesin

Anëtari i Kryesisë së PDK-së në Malishevë thotë se rikthimi i Limajt në strukturat e partisë është i drejtë, ndërsa kandidimi i komandant Çelikut për deputet gëzon përkrahje të madhe lokale.

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka deklaruar se shumica e shokëve të tij, si dhe pjesa më e madhe e veteranëve dhe ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), vlerësojnë se Fatmir Limaj duhet të rikthehet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Morina ka theksuar se Limaj, si një nga themeluesit e PDK-së, e meriton të jetë pjesë e strukturave aktuale të partisë. Ai shtoi se të gjithë mund të bëjnë gabime politike dhe se tërheqjet apo mospajtimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për rikthim.

“Pse të mos afrohet dhe të jetë pjesë e radhëve të deputetëve? Nëse kjo nuk ndodh, PDK do të shpërbëhet edhe më tej në Malishevë,” ka theksuar Morina.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se mbi 90% e strukturave lokale mbështesin kandidimin e komandant Çelikut për deputet, duke e konsideruar atë si përfaqësuesin më të denjë të zonës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit