Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, duket se po gëzojnë një raport për t’u marrë lakmi.
Trump së fundmi e rikonfirmoi këtë përmes një postimi në Truth Social, se ka marrë një telefonatë nga Cristiano Ronaldo.
Në postimin e tij, presidenti amerikan nuk e fshehu admirimin për superyllin portugez të futbollit, duke thënë se ai është “një tip i pabesueshëm, jo vetëm si sportist, por edhe si njeri”.
“Cristiano Ronaldo, futbollisti i madh, sapo më telefonoi për të më falënderuar për vizitën që bëri në Shtëpinë e Bardhë dhe në Zyrën Ovale. Ai është një tip i pabesueshëm, jo vetëm si sportist, por edhe si njeri. Nuk ka më të mirë se ai”, ka shkruar Trump.






