Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama sot ka njoftuar se ka takuar Zëvëndësdrejtorin në Zyrën Për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jeremy Long.
Rama ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vizionin e tij për kryeqytetin dhe se ka ndarë shqetësimet për vështirësitë serioze me të cilat po përballet kryeqyteti, duke përmendur këtu bllokadën nga Qeveria Kurti.
“Ndava vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme dhe theksova vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit”, ka shkruar Rama.






