spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Bernard Nikaj njofton se nuk do të kandidojë për deputet

Ish-kandidati i PDK-së thotë se do të punojë ngushtë me kryetarin Bedri Hamza për të ndërtuar platformën elektorale dhe për të mbështetur ekipin drejt fitores më 28 dhjetor.

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Në një njoftim publik, Nikaj ka thënë se ka vendosur të mos kandidojë këtë herë, duke u fokusuar plotësisht në angazhimet për mbarëvajtjen e fushatës dhe në përgatitjen e programit elektoral të partisë.

Ai theksoi se mbetet i përkushtuar për të mbështetur kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe ekipin e partisë në prezantimin e një platforme moderne, profesionale dhe të besueshme për të ardhmen e vendit.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe një proces të përshpejtuar të integrimit evropian – fusha në të cilat ai synon të kontribuojë aktivisht gjatë fushatës.

Nikaj uroi suksese kandidatëve të PDK-së që do të jenë në listën zgjedhore, duke theksuar se secili prej tyre përfaqëson përkushtimin dhe vizionin e partisë për një Kosovë më të mirë.

Ai shprehu bindjen se PDK do të zhvillojë një fushatë dinamike e dinjitoze dhe se partia do të jetë zëri i qytetarëve në gjithë vendin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit