spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Paga mesatare 1100 euro, pensionet 500 euro” – Cilat janë premtiemt kryesore të Ramush Haradinajt si kandidat për kryeministër?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është zgjedhur dje nga Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së kandidat për kryeministër dhe bartës i listës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Pas kësaj zgjedhjeje, partia ka prezantuar premtimet kryesore që do të udhëheqin programin e saj zgjedhor.

AAK premton rritje ekonomike të qëndrueshme, duke synuar një rritje vjetore prej 7 për qind dhe zgjerimin e GDP-së nga 12 në 14 miliardë euro brenda mandatit katërvjeçar.

Buxheti i shtetit do të rritet gradualisht, duke filluar nga 3.3 miliardë euro në vitin 2025, në 4 miliardë euro në vitin 2026, dhe deri në 6.1 miliardë euro në vitin e fundit të mandatit.

Një nga premtimet më të rëndësishme është rritja e pagave dhe pensioneve, të cilat në vitin 2026 pritet të shënojnë rritje prej 31 për qind. Pagat mesatare do të arrijnë në 1,100 euro, ndërsa pensionet do të jenë 500 euro, në varësi të kategorive.

Kjo rritje do të ndjekë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin ekonomik dhe inflacionin, duke siguruar stabilitet financiar për qytetarët.

AAK parashikon gjithashtu rritje të investimeve kapitale, të cilat do të rriten mesatarisht 61 për qind në vitin e parë dhe do të arrijnë 240 për qind deri në vitin 2029.

Kjo politikë synon të forcojë zhvillimin ekonomik dhe të krijojë mundësi të reja për qytetarët.

Në politikën e jashtme dhe të sigurisë, Aleanca premton angazhim të plotë për integrim euro-atlantik dhe partneritet strategjik me aleatët, me synim anëtarësimin në NATO dhe BE.

Po ashtu, AAK synon të rikthejë normalitetin, zhvillimin dhe mirëqenien për qytetarët, duke ruajtur sigurinë dhe stabilitetin e shtetit.

AAK do të garojë këtë herë e vetme dhe pa koalicione, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të votojnë direkt për programin dhe lidershipin e partisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit