spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

AAK garon në zgjedhjet e 28 dhjetorit me Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka nominuar edhe njëherë tjetër Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër të Kosovës nga kjo parti.

Lajmin të ditur e ka bërë lideri i kësaj partie që do të jetë edhe bartës liste për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.

“I nderuar që sot Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së më ka nominuar kandidat për kryeministër dhe bartës të listës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit. Poashtu, ka miratuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë, sipas kriterit të gjithpërfshirjes rajonale, profesionale dhe gjinore”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, ai ka njoftuar se sllogani i AAK-së në këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”.

““Krah Teje” për Kosovën tonë të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit