spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Rrëfimi i ish-ushtarit të UÇK-së: Myrvete Maksutaj u vra me plumbë në kokë nga serbët, ishte heroinë e vërtetë

Mervetja lindi më 10 prill 1978, në një familje bujare. Ajo ishte rritur duke dëgjuar histori për trimërinë e të parëve të saj, si Bardh Isufi dhe Salih Hoxha. Gjyshja e Mervetës kishte qenë mësuesja e saj e parë dhe ajo e kishte mbajtur gjithmonë të interesuar vajzën e re për luftërat e vazhdueshme shqiptaro-serbe.

Mervetes dhe familjes së saj iu dha një goditje e rëndë nga pushtuesi në shtator 1991. Enveri, vëllai i madh i Mervetës, iu bashkua radhëve të të rinjve shqiptarë që likuidoheshin në ushtrinë jugosllave në atë kohë.

Në këtë kohë, urrejtja e saj ndaj pushtuesit kishte arritur kulmin, prandaj para arkivolit të vëllait kishte premtuar se do t’ia merrte hakun.

Këto ngjarje Mervetës i kishin përforcuar bindjen se së shpejti do të vinte koha e hakmarrjes jo vetëm ndaj vëllait dhe qindra të rinjve të tjerë shqiptarë, por edhe ndaj vetë Kosovës, e cila kishte vuajtur me shekuj si pasojë e robërisë serbe.

Jeta e Mervetes mori kuptim të ri me daljen publike të UÇK-së dhe shpërthimin e konfliktit të armatosur në Drenicë. Komandanti legjendar Adem Jashari dhe epopeja e familjeve Jashari në Prekaz në mars të vitit 1998 kishin ushqyer shpirtin rebel të Mervete Maksutajt. Tashmë çdo ditë e saj ishte e gjatë derisa erdhi dita kur edhe ajo do t’i bashkohej radhëve të ushtrisë që do t’i kthente dinjitetin dhe krenarinë e përdhosur Kosovës.

Gjatë gjithë kësaj kohe ajo nuk kishte qëndruar duarkryq, por kishte punuar shumë për të gjetur një mënyrë për t’iu bashkuar UÇK-së. Këtë rrugë ajo e kishte zbuluar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me bashkëfshatarin e saj, Nazmi Muzliaj, me të cilin kishte edhe një lidhje gjaku.

Besnik Shala, ish-pjesëtari i UÇK-së, ka rrëfyer ekskluzivisht aksionin sabotues që ka ndodhur në spitalin e Pejës.

Shala tregoi se si heroina Myrvete Maksutaj u vra nga një pjesëtar i policisë serbe teksa po tentonte të hynte në spitalin e Pejës për të shpëtuar bashkëluftëtarin e plagosur, Naim Lushi.

“Në spitalin e Pejës kemi hyrë më daten 4 dhjetor rreth orës 11 të mëngjesit. Ishte mot i ftohtë dhe me shi, derisa ishim duke vazhdu me hy na ka dal një policë serb kemi shti në të, edhe është rrëzu në tokë, kemi fillu me vrapu i kam thënë Myrvetes vrapo zig-zag, në ato momente jam kthy dhe e kam gjujt edhe një Policë tjetër nga prapa, jam kthy ne anën e djathë e kam pa që nuk është Myrvetja, ajo ishte e shtrirë në tokë. E kam parë një policë kishte marr pozicion të gjuajtjes si në poligon, ai ka qenë i njësis speciale, shtike me revole sa mujke, jam kthy kam marr në shenjë dhe e kam vra. Kur jam kthy mbrapa e pash që Myrvetja ishte e shtrirë në tokë, afër kokës së Myrvetes ishte bërë një pellg gjaku, aty e pash që ajo kish ndrru jetë, jam afru afër nuk e kam prekë, policia gjuante në të gjitha anët, kam vendos me vazhdu Myrvetja ka mbetë aty, dhe fillojsha me shti në policët serbë”, rrëfen ai.

Shala, ndër të tjera, tha se gjatë përpjekjes së tij për t’u larguar nga spitali i Pejës pas vdekjes së Myrvetes, ai është ndeshur sërish me policinë serbe dhe ka vazhduar të gjuajë drejt tyre derisa kanë arritur në një vend më të sigurt.

Myrvete Maksutaj ishte pjesëtare e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’. Ajo u angazhua në aksione të shumta kundër forcave pushtuese.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit