Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar një situatë paradoksale.
Derisa ka vlerësuar angazhimin e ambasadorëve të vendeve mike për të ndihmuar Kosovën, ajo ka thënë se krejt ndryshe po veprojnë ambasadorët e Kosovës.
Këta të fundit, ka vlerësuar Tahiri, ka po marrin pjesë nëpër fushata të VV-së.
“Ambasadoret e huaj ne kembe per te perkrahur Kosoven stabile e funksionale pas zgjedhjeve – ambasadoret tane ne kembe ne fushata partiake – cfare situate paradoksale – aleatet na shikojne me keqardhje..”, ka shkruar Tahiri në profilin e saj në “Facebook”.






