Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ashpër pas përplasjes së sotme mes kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe aktores e deputetes, Adriana Matoshi.
Gërvalla është shprehur e shokuar se si, sipas saj, Lushtaku vazhdon të lëvizë i lirë, duke thënë se pikërisht ky është problemi kryesor, e jo gjuha e rëndë e përdorur mes palëve.
“Pse nuk komentoj çka tha Sami Lushtaku për Adriana Matoshin? Sepse skandali i vërtetë nuk janë gjuha dhe qasja e tij primitive, por fakti që ai ende lëviz i lirë, pa u përgjigjur para ligjit për bëmat e tij”, shkroi ajo në Facebook.






