spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Antropologia amerikane për Rugovën: Njeri i përulur dhe i qetë, udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi

Shkrimtarja dhe antropologia vlerëson ish-presidentin e Kosovës për vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.

Antropologia amerikane, Janet Reineck, ka shkruar për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, duke e quajtur atë “njeri të përulur dhe të qetë”.

Ajo potencoi se Rugova udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi dhe ishte një njeri me vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.

“Në nderim të IBRAHIM RUGOVËS – 2 dhjetor 1944 deri më 21 janar 2006. Për amerikanët që nuk e njohin atë, si President i Kosovës nga viti 1992 deri në vitin 2006, ky njeri i përulur dhe i qetë udhëhoqi luftën e suksesshme të shqiptarëve për pavarësi, duke mbrojtur rezistencën paqësore ndaj dominimit serb dhe duke siguruar mbështetjen e Amerikës. Pata nderin ta njihja Ibrahimin gjatë viteve 1980, kur ai ishte studiues dhe kritik letrar. Ai ishte vërtet një njeri me vizion, mençuri dhe guxim të jashtëzakonshëm.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit