spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ambasada gjermane: Krahasimi i AGK-së me një grup kriminal – sulm ndaj lirisë së medias

Gjuha e ashpër e anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ndaj gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës është dënuar edhe nga ambasada gjermane.

Ky reagim vjen pas reagimit nga Zyra e BE-së.

Ambasada gjermane u shpreh se një gjuhë dhe sjellje e tillë përbënë një sulm ndaj lirisë së shtypit.

“Krahasimi i Asociacionit të Gazetarëve (AGK) me një grup kriminal nuk është vetëm i pahijshëm, por edhe një sulm ndaj lirisë së medias”.


Gjuhën agresive të Kurteshit kundrejt gazetarëve dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës e kanë dënuar edhe misionet tjera të huaja në Kosovë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Kurteshi, në një reagim publik, e quajti AGK-në “Aleancë të Grupeve Kriminale” dhe listoi një sërë mediash, që sipas tij operojnë si “vrasës me pagesë”.

Për këto akuza, AGK tha se përveç që janë të pabaza, paraqesin rrezik real për sulme të mundshme në të ardhmen ndaj gazetarëve dhe pjesëtarëve të mediave në punën e tyre profesionale në terren.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit