spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Psikologjia e Mendimeve dhe Emocioneve: Si na ndikojnë dhe çfarë funksioni kanë?

Nga: Aurora Pirraku Nika

Psikoterapeute e licencuar nivel avancuar universitet (Suedi), e specializuar në CBT, Psikoterapi Psikodinamike, Traumë & ACT


Hyrje

Mendimet dhe emocionet janë pjesë e pandashme e përvojës njerëzore. Ato ndikojnë në trupin tonë, sjelljen tonë, marrëdhëniet tona dhe mënyrën se si e perceptojmë botën. Në psikoterapitë moderne si KBT (Kognitiv Beteendeterapi), ACT dhe psikoterapia psikodinamike, ne e shohim mendjen si një sistem tepër të avancuar paralajmërues që vazhdimisht analizon rrezikun, krijon skenarë dhe ruan kujtime.
Por ky sistem, i cili na ka ndihmuar të mbijetojmë si specie, shpesh krijon stres, ankth dhe vuajtje emocionale – edhe kur nuk jemi në rrezik real.


  1. Pse kemi mendime? Funksioni evolucionar
    Në krahasim me kafshët, njeriu ka një “makineri të fjalëve” shumë të zhvilluar – një sistem që:
    • analizon mjedisin rreth nesh
    • krahasohet me përvojat e mëparshme
    • planifikon dhe parashikon
    • krijon lidhje dhe simbole
    • kujton dhe organizon informacionin
    Ky mekanizëm na ka dhënë mundësi të zhvillojmë kulturën, shkencën, marrëdhëniet njerëzore dhe shoqëritë moderne.
    Por ka edhe një anë tjetër:
    I njëjti sistem prodhon ankth, depresion, konflikte, paragjykime, rrezik të tepruar dhe stres të panevojshëm.

  1. “Radari i rrezikut”: Si mendimet ndezin alarmet emocionale
    Mendja jonë vepron si një radar i brendshëm që kërkon kërcënime edhe atje ku nuk ka. Ajo:
    • analizon shpejt sinjalet trupore dhe mjedisin
    • i krahason me përvoja të tjera
    • krijon skenarë negativë
    • gjykon dhe vlerëson çdo gjë vazhdimisht
    Për trurin, më mirë të alarmohet një herë tepër sesa një herë pak. Ky mekanizëm ishte i domosdoshëm për mbijetesë – por sot krijon stres kronik.

  1. Mendimet janë si “infeksion emocional”: ato përhapen dhe krijojnë reagime trupore
    Truri ynë është mjeshtër i lidhjes së gjërave. Ne lidhim aroma me kujtime, vende me frikëra, fytyra me emocione.
    Një shembull klasik është efekti i limonit:
    Mjafton vetëm të mendosh se po kafshon një limon të thartë – dhe trupi reagon menjëherë: pështyma rritet, goja shtrëngohet, muskujt tensionohen.
    Trupi reagon sikur limoni është real, edhe pse ekziston vetëm në mendjen tonë.
    Kjo na tregon një gjë të rëndësishme:
    Nëse një mendim mund të krijojë reagime fizike kaq të forta, imagjinoni çfarë bëjnë mendimet:
    • “Nuk ja dal dot”
    • “Nuk vlen asgjë”
    • “Do ndodhë diçka e keqe”
    • “Të gjithë më gjykojnë”
    Trupi dhe emocionet ndjekin mendimin, sikur ai të ishte fakt.

  1. A janë mendimet dhe emocionet “të vërteta”?
    Në KBT dhe ACT themi:
    Mendimi nuk është fakt.
    Emocioni nuk është provë.
    Ne shpesh i trajtojmë mendimet si të vërteta absolute, por ato janë:
    • interpretim
    • pasojë e përvojave
    • rezultat i frikës ose traumave të mëparshme
    • produkte të “makinerisë së fjalëve”
    Emocionet po ashtu nuk janë domosdoshmërisht “të sakta”. Ato janë reagime fiziologjike ndaj mendimeve dhe kujtimeve.

  1. Fjalët infektojnë: Si gjuha që përdorim krijon realitet emocional
    Fjalët kanë fuqi të jashtëzakonshme.
    Shumë njerëz vërejnë se vetëm duke folur për “stresin”, ndihen më të stresuar. Duke folur për dhimbjen, dhimbja rritet. Duke lexuar lajme negative, rritet ankthi.
    Fjalët ngarkohen me përvoja emocionale – dhe truri i përgjigjet atyre njësoj si realitetit.

  1. Trupi imiton emocionet e të tjerëve
    Studimet tregojnë se:
    • kur shohim dikë të zemëruar, aktivizohen muskujt tanë të zemërimit
    • kur shohim dikë të buzëqeshë, ne bëhemi më të qetë
    • kur jemi pranë njerëzve të stresuar, rritet edhe stresi ynë
    Ky është një sistem automatik, i lindur. Ne “infektohemi” emocionalisht nga njerëzit rreth nesh.

  1. A mund t’i kontrollojmë mendimet dhe emocionet?
    Ne nuk mund t’i ndalojmë mendimet. Mendja do të mendojë, sepse ky është funksioni i saj.
    Por ne mund të:
    • ndryshojmë mënyrën si u përgjigjemi
    • distancohemi nga mendimet e dhimbshme (teknikat ACT)
    • sfidojmë mendimet e shtrembëruara (KBT)
    • kuptojmë origjinën emocionale (psikoterapia)
    • forcojmë vetëdijen dhe rregullimin emocional
    • mësojmë të qëndrojmë të pranishëm në moment (mindfulness)
    Qëllimi nuk është të “ndalosh së menduari”, por të mos lejojmë që mendimet të drejtojnë jetën tonë.

Përfundim
Mendimet dhe emocionet janë mjete mbijetese – jo armiq tanë. Por sot, në një botë pa rreziqe të drejtpërdrejta fizike, ato shpesh aktivizohen në mënyrë të tepruar.
Duke i kuptuar mekanizmat e mendjes, ne:
• rrisim vetëdijen
• zvogëlojmë vuajtjen emocionale
• jetojmë më të lirë
• marrim vendime më të ndërgjegjshme
• ndjejmë më shumë qetësi dhe ekuilibër
Kuptimi është hapi i parë drejt ndryshimit.


Autorja
Aurora Pirraku Nika
Psikoterapeute e licencuar (Suedi/Universitet)
Specializuar në CBT, Psikoterapi Psikodinamike, Traumë & ACT
Master në Lidership
Master në Shkencat e Sjelljes – Beteendevetare
Master në Punën e Policisë & Kriminologji

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit