Opinionisti Ilir Deda ka deklaruar se debati politik në Kosovë vazhdon të mbetet i ngulfatur nga temat që lidhen me Serbinë dhe Listën Serbe, pavarësisht faktit që vendi po hyn në dekadën e tretë të lirisë.
Deda vlerësoi se gjatë gjithë vitit 2025 diskursi publik është dominuar nga çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin serb dhe subjektet politike të tij.
“A e dini çka mua më ka shoku, është viti 2025, ne jetojmë të lirë që 26 vjet. Qysh është e mundur që një skenë politike dhe një popull i tërë të merret me Serbinë, me Listën Serbe, dhe krejt çka ka të bëjë me serbë të jetë qendra e debatit politik gjatë gjithë vitit 2025”, u shpreh Deda.






