Publikohet videoja e atentatit ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 43-vjeçar Edmond Mëhalla, mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit.
Në pamjet e publikuara nga “BalkanWeb” shihet momenti kur autori afrohet i vetëm pranë makinës së viktimës dhe e qëllon disa herë.
Biznesmeni Edmond Mëhalla u ekzekutua sapo hyri në makinën e tij tip “Range Rover” shumë pranë karburanit të tij në Elbasan “Xhaxhi Oil”, mbrëmjen e së dielës.
Personi i armatosur mban një kapuç në kokë për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë. 2 plumba e kapin në kokë, ndërsa të tjerët përfundojnë në trupin e 43-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Pak metra më tutje gjendet makina tip “Audi” me portobagazh, me të cilën ai kishte mbërritur në vendin e ngjarjes dhe u largua pas krimit, fare i vetëm. Atentatorët u larguan në drejtim të aksit Elbasan-Librazhd pasi u siguruan se 43-vjeçari ndërroi jetë. Makina që u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit, ishte marrë në Tiranë një ditë përpara vrasjes.
32-vjeçari Marsel Arani, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi. Marsel Arani ishte në “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale.
Dy personat e arrrestuar nga policia janë 32-vjeçari Xhino Ago, i cili dyshohet si bashkëpunëtor, pasi i ka dhënë automjetin e tij njërit prej autorëve, Marselo Aranit. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa i arrestuari tjetër është roja i karburantit Kujtim Pisha, 52 vjeç, akuzohet për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Një tjetër person është arrestuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla alias Edmond Hyka. 29-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, dyshohet se është personi i cili qëlloi me armë Hykën, teksa ky i fundit ishte brenda automjetit të tij.
Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë. Edhe pse ortakëria në biznes ishte ndërprerë në 2023-shin, konfliktet mes tyre vijonin edhe gjatë ditëve të fundit.






