Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar detajet e reja të publikuara nga gazeta gjermane Frankfurter Sonntagszeitung (FAS) lidhur me fenomenin “Sarajevo Safari”, ku përmendet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Haradinaj deklaroi se nëse Serbia dënohet si shtet për gjenocid, kjo do të përbënte një fitore të madhe për Kosovën.
Sipas tij, pavarësisht mundësisë së dënimit, mendësia e serbëve nuk ndryshon.
“Nëse Serbia dënohet për gjenocidin në Kosovë, për ne do të jetë fitore. Mendësia e serbëve nuk ndryshon, se ata qysh në djep mësohen me qenë njerëz okupues, me pushtu e sidomos në urrejtje. Por, politikat ndryshojnë nëse Serbia dënohet për gjenocidin”, u shpreh Haradinaj.






