spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ramiz Lladrovci: Bedri Hamza nuk është vetëm – është lider i duhur për ta drejtuar PDK-në

Kryetari i Skenderajt, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se emërimi i Bedri Hamzës në krye të PDK-së është vendim i qëlluar dhe i mbështetur gjerësisht nga strukturat dhe personalitetet me peshë brenda partisë.

Në një postim publik, Lladrovci tha se komunikimet e ditëve të fundit me figura të respektuara dhe sinjalet e brendshme që dominojnë partinë tregojnë se Hamza gëzon mbështetje të madhe dhe konsiderohet si drejtuesi i duhur për ta rikthyer frymën e fitores.

“Pres që lidershipi i z. Hamza të ketë ndikimin e fuqishëm në frymën e fitores, duke filluar nga selia e partisë, në bashkëpunimin përbashkues me subjektet partnere dhe në evitimin e përgjegjësive të fushatës për humbësit serik,” ka shkruar ai.

Lladrovci kritikoi ashpër disa prej figurave që i cilësoi si “pionierë-veteranë”, të cilët sipas tij po i shmangen përgjegjësive dhe po presin për emërime politike pa kontribuar në proceset e partisë. Ai sugjeroi se një pjesë e këtyre figurave do të bënin mirë të orientoheshin drejt organizatave joqeveritare ose instituteve, në vend të bllokimit të reformave.

“Kah po shkon PDK-ja? Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative,” shkroi Lladrovci, duke shtuar se nuk është e drejtë që fajet për dështime t’i atribuohen Drenicës.

Ai nënvizoi se Bedri Hamza është “lider i duhur” dhe se meriton mbështetjen e qytetarëve, ndërsa kritikoi ata që sipas tij po pengojnë proceset pozitive brenda partisë.

“Askush nuk ka të drejtë ta dëmtojë partinë e themeluar nga heronjtë e luftës dhe paqes. Në këto rrethana, gjuha e vetme që duhet përdorur është gjuha e kampionit,” përfundoi Lladrovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit