Gjenerali Rrahman Rama do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Rama, i cili për herë të parë garoi më 9 shkurt 2025, u rendit ndër më të votuarit brenda PDK-së, duke marrë rreth 30 mijë vota – një rezultat që e pozicionoi menjëherë si një nga figurat më të fuqishme të partisë.
Burime brenda PDK-së konfirmojnë se gjenerali ka vendosur të kandidojë përsëri, duke synuar të vazhdojë angazhimin e tij politik dhe përfaqësimin në Kuvend.






