spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“Vitin e fundit s’ka qenë i qetë”, nëna e Shpat Kasapit zbulon detajin prekës

Gjylymsere Kasapi, nëna e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka mbajtur një fjalim prekës gjatë Akademisë Përkujtimore të organizuar në Çair për nder të djalit të saj.

Ajo tha se përballë kësaj dhimbjeje fjalët e kishin humbur peshën, ndërsa u shpreh krenare për dashurinë e madhe që publiku kishte treguar për artistin.

“Në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur që paskam lindur një djalë, jo vetëm i imi, por i të gjithë juve. Ju e paskeni dashur dhe unë nuk e kam ditur që e keni dashur kaq shumë”, tha ajo.

Mes emocionesh të forta, Gjylymsere zbuloi se periudha e fundit e jetës së Shpatit kishte qenë e vështirë për të gjithë.

Le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Kjo ka qenë parandjenjë e gjithë neve që jemi shqetësuar si familje,” u shpreh ajo, duke kërkuar forcë për të mbajtur gjallë kujtimin e tij përmes nipërve dhe mbesave.

Ky rrëfim i sinqertë hodhi dritë mbi përjetimet e familjes para ndarjes tragjike nga jeta të këngëtarit, duke emocionuar të gjithë të pranishmit në sallë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit