spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Gjykata konfirmon dënimin për autorët, 2 të pandehurit shantazhuan familjen e Majkëll Shumaker me 15 mln euro

Gjykata e rajonit të Wuppertal konfirmoi dënimin për dy të pandehurit e akuzuar për shantazh ndaj familjes Shumaker. Në procesin e apelit nuk u paraqitën prova të reja dhe as dëshmitarë të rinj dhe kështu shtetasi Yilmaz T u dënua me 3 vjet burg për tentativë zhvatjeje, ndërsa ish punonjësi i sigurisë, Markus F u dënua me kusht me 2 vjet heqje lirie për bashkëpunim.

Dy të pandehurit e kishin apeluar dënimin e dhënë në gjykatën e shkallës së parë duke kërkuar një reduktim të tij, ndërkohë që edhe Prokuroria e Gjykatës Civile kishte apeluar. Familja Shumaker priste në dënim më të ashpër për Markus F duke e akuzuar se kishte vjedhur material delikat gjatë punës në banesën e kampionit.

Shantazhuesit kishin kërcënuar se do të publikonin në Darknet 1500 dosje mes të cilave foto, video dhe dokumenta mjekësore të rezervuara të Shumaker që u aksidentua rëndë më 2013 duke iu kërkuar si këmbim 15 milionë euro.

Në procesin e ri, Yilmaz T zgjodhi të mos dëshmojë ashtu sikurse edhe djali i tij që ishte i përfshirë por jo në pjesën e apelit duke reduktuar shanset e familjes Schumacher për të fituar një dënim më të ashpër për Markus F.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit