spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Çitaku i reagon Kurtit: Mos na e bajë dertin neve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka filluar fushatën e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndonëse zyrtarisht ajo ende nuk nuk ka filluar.

Sipas KQZ-së, fushata për këto zgjedhje do të filloj më 17 dhjetor, me ç’rast partitë politike do të kenë vetëm 12 ditë kohë për të bërë fushatë.

Kurti në një takim me mërgimtarët në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, iu është “ankuar” për situatën e krijuar në vend.

Ai kritikoi pak edhe PDK-në, e biles edhe kryetarin e sapozgjedhur të kësaj partie, Bedri Hamzën, i cili sipas Kurtit “s’është kryetar”.

“Ne diku e kemi ende PDK-në nëpër administratën publike, ende dominon nëpër media, ende dominon në sistemin e drejtësisë dhe nuk e kemi konsideru të udhës një letër të tillë për PDK-në. Në PDK duhet me ndodhë reforma, me thënë të drejtën nuk kanë ndodh reforma, aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, por gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, ka thënë Kurti.

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së Kurtit.

Ajo tha se kryeministri duhet të merret me ekonominë, integrimin e Kosovës e të tjera dhe jo me PDK-në.

“Pasi “e integroi” Kosovën në BE e NATO, “e rriti” ekonominë, “i uli” çmimet, “i rriti” pensionet dhe “ndërtoi” kapacitete të reja energjetike, Albin Kurti paska vendosur t’ia qajë hallin edhe PDK-së. Mos na e bajë dertin neve, Albin.Ne Kryetar e kemi Bedri Hamzën. Shihemi me 28 Dhjetor”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit