spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Këta janë dy policët që IPK rekomandoi për suspendim – njëri në Prishtinë, tjetri në Fushë Kosovë, dyshohen për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë nën dyshimin për përfshirje në raste të kanosjes.

Rasti i parë është ndaj një zyrtari në njësinë e trafikut rrugor në Prishtinë. Ai dyshohet se jashtë detyrës është përfshirë në një rast të kanosjes.

Bëhet fjalë për Driton Agaj – Njësia Trafikut.

Ngjashëm ka ndodhur edhe në një rast tjetër në Fushë-Kosovë.

IPK-ja ka nisur hetimet ndaj një zyrtari të Stacionit Policor në këtë komunë dhe ka rekomanduar suspendimin e tij.


Po ashtu, mësohet ekskluzivisht se bëhet fjalë për Gezim Kajtazaj, (polic në stacionin policor në Fushë Kosovë).

“Në interes të hetimit IPK i ka rekomanduar Policisë suspendimin për zyrtarët në fjalë kurse rastet do të trajtohen në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë e Shtetit me dyshimin për veprën penale ‘Kanosje’”, thuhet në njoftim të IPK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit