spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Musliu e quan pozicion hipokrit, qëndrimin e Vjosa Osmanit, edhe me Rugovën edhe me Kurtin

Gaimete Musliu nga rradhët e PDK-së, ka shkruar në Facebook për pozicionin e Presidentes Osmani, e cila bëri marrëveshje me Kurtin për t’u bërë Presidente, si dhe është në të njejtën linjë me të, e në anën tjetër ‘mbahet’ sikur rugoviste.

Sipas, Musliut kjo është hipokrizi; ‘herë në të majt, herë në të djathtë’

E plotë:

Edhe me Albinin edhe me Rugovën

Mënyra se si Vjosa Osmani po mundohet të mbahet në skenën politike është mënyra më e neveritshme dhe si e tillë duhet të gjykohet.

Një grua me zero qëndrueshmëri politike e cila pa fije turpi (nëse e di ende se çka është turpi) ajo shfrytëzon emrin e Rugovës në ndërkohë që është shndërruar në marionetë të Albinit e Dejones.

Me patetizmin e saj të njohur, dhe pa u skuqur fare, përkujton Rugovën të cilin shefi i saj aktual Albin Kurti e kishte zeruar si figurë politike.

E moj Vjosë,po nuk të shitet më pozicionimi herë në të djathtë e herë në të majtë.

Nuk puçen askund Albini me Ibrahimin, as si njerëz e as si koncepte politike.

E ti në mes veç se po na e dëshmon që je një hipokrite pa përmbajtje as njetëzore, as intelektuale dhe as politike.

Po e dëshmon se je një masë plasteline në duar të neokumunistave si Albini e Dejona.

Po e dëshmon se nuk je Presidente e popullit, por e Dejones dhe e Albinit. Po e dëshmom se rugovizmi yt ishte dhe është farsë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit