Ky është rrëfimi i një burri 39-vjeçar, i cili përjeton pasojat e një tradhtie të çastit. Ai ka një familje të qetë dhe një marrëdhënie të mirë me partneren dhe dy fëmijët e tij, por një moment i dobësisë me një klientë të re e çon në një situatë dramatike.
Në këtë histori, ai ndan rrëfimin e tij të sinqertë, pendimin që ndjen dhe këshillat që merr nga Deidre për të përballuar pasojat dhe për të kërkuar falje.
Rrëfimi i plotë
Varësia ime e marrë ndaj grave të bukura më ka futur në telashe të mëdha dhe kam humbur gjithçka.
Jam hidraulik, kam një partnere afatgjatë dhe dy djem të vegjël, dhe jam 39 vjeç. Ajo është 36, një nënë fantastike, kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe një jetë seksuale të zjarrtë.
Isha në ditën e dytë të montimit të një banjoje të re për një kliente. Burri i saj më hapi derën përpara se të shkonte në punë.
Pastaj gruaja e tij doli nga dushi me një peshqir të hedhur shkel e shko mbi vete. Ajo u turpërua sapo më pa aty dhe filloi të kërkonte falje për “gjendjen” në të cilën ishte. Duke qenë se dukej mahnitëse, unë me shaka i thashë se nuk kishte asgjë për të cilën duhej të ndihej keq — dhe i hodha një sy.
Në drekë më bëri një çaj dhe më tha se ishte 30 vjeçe dhe një shtëpiake e mërzitur. Tha se burri i saj rrallë kishte dëshirë për seks. U habita që fliste kështu, por kur më pyeti për jetën time seksuale dhe i thashë se ishte e mirë, ajo u shpreh se ishte xheloze — pastaj erdhi dhe më puthi.
Kjo çoi në një marrëdhënie të shpejtë e të çmendur. Ishte kënaqësi në moment, por më pas u ndjeva shumë keq me veten, sidomos kur partnerja ime atë natë kërkoi të bënim seks.
E pashë atë gruan disa muaj më vonë në qytet dhe vura re se ishte shtatzënë, por nuk i kushtova shumë rëndësi.
Pastaj ajo më dërgoi një mesazh duke thënë se unë isha babai. U detyrova t’i tregoja të vërtetën partneres sime.
Ajo më ka hedhur jashtë dhe ka thënë se nuk ka asnjë shans të pajtohemi. I kam humbur të gjitha. Jam i shkatërruar.
Përgjigja e psikologes: Jam e sigurt që je. Ke arritur të shkatërrosh gjithë marrëdhënien tënde për disa çaste pasioni. Nuk kishe asnjë arsye të devijoje.
Ti nuk di shumë për këtë grua, por ajo tha se kishte raste kur bënte seks me burrin e saj. A je i sigurt se fëmija është i yti?
Mund të jetë i tij, i yti ose ndoshta i dikujt tjetër.
Kërko me këmbëngulje që të bëhet një test ADN-je. Testet prenatale jo-invazive janë të mundshme dhe japin rezultat të saktë para se të lindë fëmija. Nëse ajo nuk pranon, atëherë mund të mos jetë e sinqertë.
Sa i përket partneres tënde, lutu dhe kërkoji falje duke i shpjeguar se ishte pesë minuta marrëzie që nuk do të përsëritet kurrë më — dhe mbaj fjalën.






