Rapsodi i njohur shqiptar nga Drenasi, Nuredin Gashi – i njohur në publik si Nuredin Drenica, ka bërë një reagim të ashpër në profilin e tij në Facebook, ku ka shprehur pakënaqësi ndaj disa anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në postimin e tij, Gashi shprehet se është ndier i sulmuar padrejtësisht dhe se nuk e di pse është bërë “cak” i akuzave. Ai akuzon disa individë brenda subjektit politik për sjellje provokuese dhe presion.
Ndër të tjera, ai shkruan:
“Jam lodhur prej disa personave që po merren me mua pa arsye. Sillen rreth meje dhe më provokojnë, por unë kam vetëm Zotin dhe disa shokë që më rrinë pranë. Mos u afroni te unë me provokime, sepse nuk dua probleme me askënd.”
Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën e organizimit dhe ndikimin që, sipas tij, disa figura politike kanë te simpatizantët e tyre.
Reagimi i tij ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe ka nxitur debate të shumta mes komentuesve.






