spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ambasadorja e Kosovës në Norvegji në tubimin e VV-së, Çitaku: Ambasadat nuk janë të partive, por të Republikës

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon avazin e vjetër, shpërdorimin e të gjitha resurseve shtetërore për beteje elektorale.

Kjo pasi ambasadorja e Kosovës në Norvegji u pa në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Çitaku ka thënë se ambasadat nuk janë të asnjë partie, por të Republikë së Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje vazhdon me avazin e vjetër,  Kjo sjellje tregon mungesë respekti për vet shtetin dhe institucionet e Republikës. Institucionet janë më të mëdha se partitë, më të mëdha se individët. Ne jemi vetëm shërbyes të përkohshëm në to”.

“Cenimi i institucioneve është i rrezikshëm për demokracinë, për ligjshmërinë dhe për vet Republikën. Ambasadat nuk janë të VV-së. As të PDK-së. Ambasadat janë të Republikës së Kosovës. Mendësisë abuzive të VV-së do t’i vijë fundi më 28 dhjetor”, ka thënë Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit