spot_img
Friday, December 5, 2025
spot_img

Vetëvendosje garon me koalicion në zgjedhje, përveç GUXO e Alternativës e bën pjesë të saj edhe një parti

Lëvizja Vetëvendosje do të garojë, përveç Listës Guxo dhe Alternativës, edhe me një tjetër parti, për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

Në mesin e këtyre koalicioneve të deklaruara është edhe koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Këto të dhëna janë bërë të ditura për nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka njoftuar se “deri më tani (e diel, 30 nëntor, ora 20:30) 17 subjekte politike kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, i cili, sipas tij, “është i ngjhëm me formularin e proceseve të kaluara zgjedhore”.

Sipas Elezit, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:

Koalicionet:

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:

LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
Kosovaki Nevi Romani Partia;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
SRPSKA LISTA;
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
FJALA;
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).
Subjeketet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit