spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Kurti pjesëmarrës në Këshillin e Internacionales Socialiste në Maltë

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mori pjesë në Këshillin e Internacionales Socialiste, i cili u mbajt në Maltë. Gjatë këtij takimi, u diskutua për sfidat globale të paqes, demokracisë, drejtësisë sociale dhe ndryshimeve klimatike.

Kryeministri Kurti mbajti një fjalim për delegacionet e pranishme, ku theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ai shpjegoi se lufta e tij kundër korrupsionit ka ndihmuar në rritjen ekonomike, ndërsa politikat sociale të rishpërndarjes kanë kontribuar në zhvillimin progresiv të vendit.

Lëvizja Vetëvendosje theksoi se pjesëmarrja e Kurtit në këtë forum ndërkombëtar përforcon angazhimin e Kosovës në organizatat progresive globale dhe promovimin e paqes, lirisë, solidaritetit dhe drejtësisë.


Në takimin e Këshillit morën pjesë gjithashtu krerë të lartë të qeverive, përfshirë kryeministrin e Maltës, Robert Abela, si nikoqir, dhe kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, i cili është gjithashtu kryetar i Internacionales Socialiste. Ata diskutuan për dinamikat globale, sidomos ato në Mesdhe, dhe rolin e Internacionales Socialiste në këtë kontekst.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit