Mbrëmë, rreth orës 21:45, gjatë festimeve të Ditës së Flamurit, 18-vjeçari Ardi Saiti u arrestua nga policia pasi u pa duke mbajtur flamurin “AUTOCHTHONOUS”.
Sipas dëshmitarëve, intervenimi u bë nga një polic me origjinë serbe, i cili edhe një vit më parë ishte vënë në qendër të kritikave për heqjen e flamurit kombëtar në një ngjarje publike.
Ardi u ndalua menjëherë dhe u fut në automjetin e policisë, ndërsa flamuri i UÇK-së dhe ai “AUTOCHTHONOUS” iu konfiskuan si “material i dyshuar”. Në stacion policor, inspektorët thuhet se i kanë deklaruar të riut se mbajtja e këtyre flamujve përbën “nxitje të urrejtjes ndëretnike” dhe “vepër penale”, pavarësisht faktit që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është shpallur kurrë organizatë terroriste nga ndonjë institucion ndërkombëtar.
Pas gati 15 orësh mbajtje, Ardi Saiti u lirua sot në orën 12:45.
Rasti ka shkaktuar indinjatë në opinion, duke ngritur pyetje serioze se si në vitin 2025, në një vend ku mbi 30% e popullsisë është shqiptare, të rinjtë ende mund të privohet nga liria vetëm për mbajtjen e flamurit kombëtar apo atij historik.
Pritet që institucionet të japin sqarime të mëtejshme mbi bazën ligjore të këtij veprimi dhe përse flamujt u trajtuan si elemente “të rrezikshme”.
Rasti po komentohet gjerësisht dhe shihet si një precedent shqetësues për liritë dhe simbolet kombëtare në rajon.






