spot_img
spot_img
Friday, February 6, 2026
spot_img
spot_img

Trump mbyll hapësirën ajrore mbi dhe përreth Venezuelës

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar shqetësim ndërkombëtar pas një postimi në rrjetet sociale, ku i ka kërkuar të gjitha linjave ajrore, pilotëve dhe grupeve kriminale që të konsiderojnë hapësirën ajrore mbi dhe rreth Venezuelës si të mbyllur plotësisht.

Deklarata e tij vjen ndërsa tensionet me Caracasin po rriten.

“Për të gjitha linjat ajrore, pilotët, trafikantët e drogës dhe trafikantët e qenieve njerëzore, ju lutem konsideroni SE HAPËSIRA AJRORE MBI DHE PËRRETH VENEZUELËS ËSHTË PLOTËSISHT E MBYLLUR. Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!”, shkroi Trump në “Truth Social”.

Megjithëse SHBA-ja nuk ka autoritet për të mbyllur hapësirën ajrore të një shteti tjetër, deklarata e tij pritet të ndikojë në vendimet e kompanive ajrore dhe të krijojë pasiguri në fluturimet drejt dhe nga Venezuela. Sipas mediave amerikane, postimi mund të jetë një presion psikologjik ndaj regjimit të Nicolas Maduros ose një paralajmërim për ndërhyrje ushtarake.

Që nga muaji shtator, administrata Trump ka grumbulluar forcë të madhe ushtarake në rajon dhe ka kryer sulme ndaj anijeve të dyshuara për trafikun e drogës në ujërat ndërkombëtare — operacione që deri tani kanë shkaktuar 82 viktima. Trumpi ka justifikuar sulmet duke pretenduar se SHBA-ja është në një “konflikt të armatosur” me kartelët e drogës dhe i ka cilësuar anijet e shkatërruara si kërcënim për jetën e amerikanëve.

Në Ditën e Falënderimeve, ai paralajmëroi mundësinë e shtrirjes së operacioneve edhe në tokë, duke lënë të kuptohet për goditje brenda territorit të Venezuelës. Ai falënderoi Forcat Ajrore të SHBA-ve për “pengimin e trafikut venezuelian të drogës”, duke pretenduar se trafiku detar është reduktuar me 85%.

Megjithatë, Trumpi ka sinjalizuar edhe hapje për një zgjidhje diplomatike me presidentin venezuelian Nicolas Maduro, të cilin e akuzon se drejton një kartel droge, dhe ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e tij në 50 milionë dollarë.

Maduro, i cili qëndron në pushtet që nga viti 2013, pretendon se administrata amerikane po planifikon ta rrëzojë me forcë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve dhe ushtrisë të përgatiten për rezistencë. Ish-zyrtarë venezuelianë i thanë “The Telegraph” se Maduro frikësohet për jetën e tij, duke besuar se mund të vritet nga një sulm amerikan ose nga një grusht shteti i brendshëm.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit