spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Vazhdon “kapja” e ndërmarrjeve nga VV-ja, motra e Armend Mujës në garë për një pozitë në Trepçës

Lëvizja Vetëvendosje ështe duke vazhduar “kapjen” e ndërmarrjeve publike.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare motra e ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, Adelina Muja Brahimi, i është futur garës për një vend pune në Minierën e Trepçës.

Muja Brahimi është listuar e para në listë për pozitën “Zyrtar i Shpenzimeve” në Trepça Sh.A.

Në garë me motrën e ish-deputetit të VV-së janë edhe dy kandidatë, Djellza Bajraktari dhe Flakrina Musliu.

Konkursi për këtë pozitë është shpallur më 11 nëntor të këtij viti, teksa nga ky konkurs ishin përjashtuar tre kandidatë: Egzon Tahiri, Ermira Meholli dhe Blerina Fetahaj Syla.

Lëvizja Vetëvendosje është kritikuar gjatë gjithë mandatit për “kapjet” e ndërmarrjeve publike.

Armend Muja përpos deputet është edhe shef i Degës së VV-së në Mitrovicë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit