spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti cilësohet si “vdekje e dyshimtë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Reqan të Prizrenit, ku një i mitur është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 20:30, ku viktima është dërguar menjëherë në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes.

Policia ka nisur hetimet dhe rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit