spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Presidentja shkëmben mesazhe në WhatsApp me militantin dhe propaganduesin e VV-së

Militanti i Lëvizjes në Pushtet, Albert Shabani e ka publikuar një komunikim në aplikacionin e mesazheve WhatsApp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Militanti Shabani ka treguar në Facebook komunikimin që ka pasur me Osmanin, të cilës ia ka uruar 28 nëntorin.

“Urimet më të mira edhe për ju në këtë festë të flamurit”, ia ka kthyer Osmani.

Ndërkaq ai i ka dërguar edhe një mesazh, duke i thënë se është krenar me presidenten.

“Faleminderit shumë presidente. Shumë krenar me ty në përfaqësimin që po na e bën edhe si shtet edhe si popull”, ka shkruar ai.

Në muajt e fundit kur Osmani po shkon drejt skadimit të mandatit si presidente, ka pasur një afrim me Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, teksa muaj me parë i kishte kritikuar për “bixhoz me shtetin” pas prishjes së marrëdhënieve të Kurtit me aleatët e Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit