spot_img
Saturday, December 6, 2025
spot_img

28 apo 29 nëntor, kur u çlirua Shqipëria? Historiani Duka: Hoxha nuk donte t’i “bënte hije” Ismail Qemali

Debati në lidhje me datën se kur është çliruar Shqipëria, vijon prej dekadash tashmë, ndërsa edhe partitë politike janë të ndara midis 28 dhe 29 nëntorit.

Historiani Ferit Duka, i ftuar në “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, shprehet se gjithçka është e qartë për historianët, duke sqaruar se si datë e çlirimit duhet të njihet 28 nëntori 1944, ditë kur në Tiranë hynë udhëheqësit e kohës dhe mbajtën fjalimet respektive.

Ai ka sqaruar se debati ka lindur më vonë, pasi Partia Komuniste ka ndërruar datën, me qëllim që figurës së Enver Hoxhës të mos i “bëhej hije” nga figura e Ismail Qemalit.

“Ditë me simbolikë dhe domethënie të jashtëzakonshme, referencë themelore historike që bashkon shqiptarët. Unë nuk jam i periudhës së luftës që të bëj një diskutim kompetent për fundin e luftës. Debate më duken në një mënyrë të kota. Kjo sepse ne nuk duhet të diskutojmë se kur iku gjermani i fundit apo kur në të vërtetë është çliruar vendi. Këto janë të qarta, më 28 nëntor 1944 u çlirua Shqipëria. PK dhe Hoxha hynë triumfalisht në Tiranë dhe mbajtën fjalime, kjo për mua është e vulosur.

Më pas udhëheqja komuniste reflektoi që datë të vetën duhet të kishte edhe lufta, Hoxha donte që të mos i bënte hije Ismail Qemali, ndaj”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit