Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, njëherësh vëllai i Behgjet Pacollit, ish-kryetar i AKR-së ka thënë se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit, pavarësisht se partia ku ai ka vepruar ndër vite tashmë i është bashkuar listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Pacolli e ka mohuar prerazi çdo përfshirje të mundshme në listat zgjedhore, duke thënë se nuk ka aspak ambicie për një mandat në Kuvendin e Kosovës.
“Jo, nuk jam e as nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në këto zgjedhje!”, ka deklaruar ai.
Kjo deklaratë vjen në kohën kur subjektet politike po finalizojnë listat përfundimtare të kandidatëve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.









